Turqia do të jap shtetësinë për të gjithë të huajt që blejnë prona në vlerë të milion dollarëve dhe që investojnë të paktën dy milionë dollarë në tre vite.
Sipas një dekreti të publikuar në gazeten turke, Dogan, të huajt që blejnë pasuri të patundshme me vlerë të paktën një milionë dollarë kanë si kusht mos e shitjen e saj të paktën për tre vite, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu shtetësia turke ofrohet edhe për ata që depozitojnë më shumë se tre milionë dollarë në bankat e Turqisë.
Sipas dekretit, mundësi të marrjes së shtetësisë kanë edhe ata që krijojnë vende pune për të paktën 100 njerëz.
Ndërkohë, kompanitë turke të pasurive të patundshme kanë theksuar se ata mund të shesin prona në vlerë të 10 miliardë dollarëve për të huajt, nëse atyre u ofrohen kushtet e lartëpërmendura./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim