Riforcimet e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan japin një fitore të “po”-së me 51,41 për qind të votave, njoftoi sot Këshilli i Lartë zgjedhor (YSK).
Gjatë një fjalimi televiziv sot në mbrëmje, presidenti i YSK-së, Sadi Guven theksoi se “po”-ja kishte marrë me 25,16 milionë vota, rreth 51,41 për qind të votave kundër 23,78 milionë 48,59 për qind të votave për “jo”-në, transmeton syri.net
“Rishikimi kushtetues për riforcimin e pushteteve presidenciale që iu nënshtrua një vote popullore më 16 prill u pranua”, theksoi Guven duke shtuar se përqindja e pjesëmarrjes ka qenë e lartë në 85,43 për qind.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës