Turqia përshëndeti sot komentet e Papa Françeskut i cili bërë thirrje për dialog në Mesdheun Lindor dhe që palët në konflikt në rajon të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fahrettin Altun, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në Twitter “mirëpriti” fjalët e Papa Françeskut, duke shtuar: “Turqia i bën thirrje Greqisë, ndër të tjera, të respektojë ligjin ndërkombëtar, në vend që të militarizojë ishujt e Egjeut dhe të kërkojë pretendime për Atdheun tonë të kaltër”.
“Mesdheu duhet të jetë një det i paqes dhe stabilitetit”, theksoi Altun.
Më herët gjatë ditës, Papa Françesku në një postim nga llogaria në Twitter tha: “Po ndjek me shqetësim tensionet në Mesdheun Lindor dhe bëj thirrje për dialog konstruktiv dhe respektim të ligjit ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kërcënojnë paqen e popujve të rajonit”.
Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokuar territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik