Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk janë përgjigjur ndaj një propozimi të Turqisë që të formohet një komitet teknik i cili do të merrej me mosmarrëveshjet mes dy vendeve për sistemin raketor rus.
Ankaraja po planifikon blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, mirëpo SHBA-ja po e kundërshton këtë duke thënë se ai paraqet rrezik për fluturimet e aeroplanëve amerikan ushtarak F-35 të cilët ishin planifikuar të dërgoheshin në Turqi.
Ministri Cavusoglu tha se komiteti do të shqyrtonte kërcënimet e mundshme të sigurisë që sistemi rus do të paraqiste për programin e fluturimit të aeroplanëve ushtarak F-35.
Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin e avancuar rus ka thelluar një përçarje midis aleatëve të NATO-s. Zyrtarët e SHBA-së kanë paralajmëruar për pasojat nëse realizohet blerja ndërsa zyrtarët turq thonë se marrëveshja nuk mund të anulohet.
Duke folur në një konferencë për media me homologët e tij polakë dhe rumunë të premten, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po kujdeset maksimalisht për të siguruar që sistemi rus S-400 është nën kontrollin e plotë turk.
Më 9 prill udhëheqësit e dy komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmëruan Turqinë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë./REL/
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...