Gjykata e lartë në Turqi ka vendosur që të lirojë nga burgu pastorin amerikan Andrew Brunson, ku edhe po mbahej që nga tetori i vitit 2016.
Gjykata ka marrë vendim që ai të mbahet në arrest shtëpiak, transmeton portali arbresh.info
Pastori është akuzuar mbi lidhjet e dyshuara me grupet PKK dhe organizatën e Fetullah Gulenit.
Edhe pse ka mohuar të gjitha akuzat, pastori mund të dënohet deri me 35 vite burg nëse gjindet fajtor.
Ky rast ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, ndërsa Presidenti Donald Trump e ka quajtur këtë rast të “turpshëm”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka theksuar në vazhdimësi që Fetullah Gulen qëndron pas përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016./arbresh.info/
Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, e përfshir...
Jashari pret në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatos...
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesa...
Plani i fundit i paqes ofron tërheqje të mundshme të Ukrainë...
Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për dis...
Sallahu: Me Qeverinë Kurti 3 do të themelohet Prokuroria Spe...