Turqia këshillon talbeantët për arsimimin e vajzave dhe punësimin e grave

19:31 | 14 Tetor 2021

Në bisedimet me talebanët, Turqia përsëriti rëndësinë e inkluzivitetit të qeverisë për unitetin e Afganistanit, tha kryediplomati turk.

Turqia përsëriti këshillën e saj për delegacionin taleban vizitues mbi arsimimin e vajzave dhe punësimin e grave në biznes, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë shtypi pas një takimi me ministrin e Jashtëm në detyrë të Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, në Ankara.

Muttaqi udhëhoqi një delegacion taleban për një vizitë zyrtare në Turqi për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe bashkëpunimin mbi të ardhmen e Afganistanit.

Zyrtarët talebanë janë zotuar të ofrojnë mbështetjen më të madhe për refugjatët afganë që duan të kthehen në vend nga Turqia, shtoi Çavuşoğlu.

Ai nënvizoi gjithashtu se delegacioni taleban i përcolli kërkesat Turqisë gjatë takimit, veçanërisht për ndihmën humanitare dhe investimet e vazhdueshme në Afganistan.

Muajin e kaluar, Çavuşoğlu tha se Turqia ka kontribuar në përpjekjet e stabilizimit dhe zhvillimit në Afganistan, përfshirë arsimimin e vajzave dhe fuqizimin e grave që nga vitet 1920, duke shtuar se Ankaraja vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare përmes Gjysmëhënës së Kuqe Turke./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara