Në një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh mbi Sirinë në kryeqytetin turk të Ankarasë, presidentët turk, rus dhe iranian theksuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të kundërshtuar separatizmin, si dhe përdorimin e terrorizmit si një justifikim për ndryshimin e Sirisë.
Deklarata tha se udhëheqësit “hedhin poshtë të gjitha përpjekjet për të krijuar realitete të reja në terren nën pretekstin e luftimit të terrorizmit”, transmeton portali arbresh.info.
Ajo shtoi se ata “shprehën vendosmërinë e tyre për të kundërshtuar axhendat separatiste që synojnë të minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, si dhe sigurinë kombëtare të vendeve fqinjë”.
Takimi me dyer të mbyllura midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit iranian Hassan Rouhani filloi në orën 13.32 të mëngjesit dhe zgjati rreth një orë e 40 minuta.
Deklarata gjithashtu mori parasysh zhvillimet në Siri që nga takimi i tyre i fundit nëntorin e kaluar në Soçi.
Samiti i parë trepalësh u zhvillua në vendpushimin e Rusisë në Detin e Zi të Soçit më 22 nëntor 2017 për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat de-përshkallëzuese në të gjithë Sirinë./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë