Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Netanjahu duke kërkuar arrestimin e tij dhe disa përfaqësuesve të tjerë të qeverisë izraelite.
Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende.
Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në deklaratën e prokurorisë.
Reagimi i Izraelit dhe i Hamasit
Izraeli e hodhi poshtë kategorikisht akuzën. Ministri i Jashtëm Gideon Saar e quajti atë “mashtrimin e fundit progandistik” të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ai e quajti “tiran”.
Grupi islamist Hamas, sulmi masiv i të cilit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, e përshëndeti veprimin e Turqisë. Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga shumë vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Gjermania. /DW
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...