Ministria e jashtme e Turqisë ka publikuar se nuk guxon të ketë obstruksione të trafikut në rajonin e ngushticës së Kerçkës e cila e lidh Detin e Zi me Detin Azov.
“Si vend i cili e ndanë bregun e Detit të Zi, theksojmë se kalimi nëpër ngushticën e Kreçkës nuk guxon të jetë e bllokuar”, pretendohet në kumtesën e ministrisë turke në të cilën bëhet thirrje për “shmangie të hapave të cilat mund ta rrezikojnë stabilitetin në rajon”.
Ministria e jashtme e Polonisë ka publikuar një kumtesë në të cilën shkruan se Rusia i ka shkelur rregullat ndërkombëtare me sjellje agresive ndaj anijeve të marinës ukrainase në Detin Azov.
“Me të gjitha forcat e dënojmë sjelljen agresive të Rusisë dhe i bëjmë thirrje udhëheqjes së saj ta respektojë të drejtën ndërkombëtare”, shkruan në kumtesën e ministrisë polake.
Në selinë e NATO-s në Bruksel kanë refuzuar të thonë se a do të ketë takim të ambasadorëve të shteteve anëtare të Aleancës për incidentin e djeshëm në ngushticën e Kerçkës, në Detin Azov, kur Rojet Bregdetare ruse i kanë qëlluar anijet e marinës ukrainase, me ç’rast janë plagosur katër marinarë.
AP transmeton se zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku ka thënë se Aleanca është në kontakt me pushtetin ukrainas.
Ajo ka pretenduar se NATO i bënë thirrje Rusisë dhe Ukrainës të tregojnë përmbajtje, duke shtuar se NATO e përkrahë atë se Ukraina ka të drejtë të navigacionit në ujërat e veta territoriale, dhe i bënë thirrje Rusisë të sigurojë qasje të papenguar porteve në Detin Azov, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...