Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendskijimi në Turqinë perëndimore, tha të mërkurën herët ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Yerlikaya raportoi gjithashtu se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në institutin e mjekësisë ligjore, raporton Reuters.
Zjarri ka rënë në një hotell në vendpushimin e skijimit Kartalkaya në malet Bolu.
Hoteli ku shpërtheu zjarri shprehu dhimbjen e thellë në një deklaratë të mërkurën dhe u zotua për bashkëpunim të plotë me hetimin.
“Ne po bashkëpunojmë me autoritetet për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e këtij incidenti”, thuhet në deklaratë. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga humbjet dhe duam që ju të dini se ne e ndajmë këtë dhimbje me gjithë zemër”
Hoteli 12-katësh, i cili kishte 238 mysafirë të regjistruar, u dogj nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe u hodhën nga dritaret për të shpëtuar.
Autoritetet po përballen me kritika në rritje për masat e sigurisë së hotelit, pasi të mbijetuarit raportuan se asnjë alarm zjarri nuk u ndez gjatë incidentit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror, me shumë familje nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtonin drejt maleve Bolu për skijim.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...