Autoritetet turke arrestuan dhjetë të dyshuar në lidhje me zjarret që shpërthyen në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar, tha të premten Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
Zjarret vranë të paktën dy persona në provincën bregdetare perëndimore të Izmirit, ndërsa ekipet e shuarjes së zjarreve të mbështetura nga aeroplanë dhe helikopterë luftuan për të kontrolluar flakët.
Temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët shkaktuan gjithashtu përhapjen e shpejtë të zjarreve.
Autoritetet përcaktuan se disa nga 65 zjarret që shpërthyen që nga 26 qershori ishin për shkak të saldimit dhe përdorimit të makinerive bujqësore pranë zonës pyjore dhe djegies së mbeturinave. Procedurat ligjore për 15 të dyshuar të tjerë vazhdojnë, tha Yerlikaya.
Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, tha se nëntë nga dhjetë zjarre me të cilat ekipet po luftonin të premten ishin kryesisht nën kontroll, ndërsa përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin në provincën juglindore Hatay do të vazhdojnë gjatë natës, shkruan Reuters.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...