Turqia sot konfirmoi 69 viktima të reja nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka shkuar në 425, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 20.921, pasi 2.786 persona kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin brenda një dite, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp.
Deri më tani, gjithsej 484 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 1.251 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, shtoi Koca.
Gjithashtu, më shumë se 16.160 teste janë kryer në 24 orët e kaluara dhe numri i testeve të përgjithshme të kryera deri më tani ka arritur në 140.716.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në gjithë botën dhe deri më tani ka shkaktuar mbi 55 mijë të vdekur.
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës