Gjyqi për dy mësues që janë akuzuar mbi lidhjet e tyre me terrorizmin, ka dështuar për shkak të mungesës së pranisë së tyre.
Nuriye Gulmen, lektore në Universitet dhe Semih Ozakca, mësues shkolle, kanë mohuar të kenë ndonjë lidhje me ndonjë grup militant të krahut të majtë, transmeton portali arbresh.info
Si shenjë proteste ata që gjashtë muaj ndodhen në grevë, pasi vlerësojnë se janë përjashtuar nga puna pa të drejtë.
Autoritetet kanë deklaruar se ata janë ndaluar të paraqiten në Gjykatë nga frika se mund të arratiseshin, ndërsa familjarët thonë se ata nuk kanë fuqi të ecin, kanë probleme me zemër dhe janë bërë të ndjeshëm ndaj dritës.
Të dy kanë filluar grevën e urisë për shkak të humbjeve të vendit të punës. Ata u arrestuan nga autoritetet pas tentimit për grusht shtet gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën