Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 16.033.112 persona kanë marrë dozën e parë ndërsa 11.993.623 persona dozën e dytë.
Në Turqi ka shkuar mbi 28 milionë numri i personave të vaksinuar në të gjithë vendin në kuadër të imunizimit shoqëror të filluar në javën e dytë të janarit si pjesë e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të dhënave në “Platformën e informimit për vaksinën COVID-19” të Ministrisë turke të Shëndetësisë, numri i dozave që janë aplikuar ka arritur në 28.026.735 përfshirë 16.033.112 vaksinime për dozën e parë dhe 11.993.623 vaksinime për dozën e dytë.
Marrëveshje për 270 milionë doza
Në kuadër të “Strategjisë Kombëtare për Aplikimin e Vaksinës COVID-19” të Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon vaksinimi i grupeve parësore.
Deri më tani është arritur marrëveshje për sigurimin e 270 milionë dozave të vaksinave prej të cilave 100 milionë doza nga Sinovac, 120 milionë doza nga BioNTech dhe 50 milionë doza nga Sputnik V.
Në programin e vaksinimit aktualisht përdoren vaksinat e Sinovac dhe BioNTec ndërsa pritet që së shpejti në Turqi të mbërrijnë edhe pjesa e parë e vaksinave Sputnik V.
Teksa kanë përfunduar punimet e fazës-2 për vaksinën inaktive të Universitetit Erciyes i cili është një prej 18 punimeve që vazhdojnë për zhvillimin e vaksinës vendase, synohet që brenda disa javëve të fillojnë edhe punimet për fazën-3.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...