Turqia ka administruar mbi 103,52 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 52,1 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 41,1 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 9,6 milionë doza të tilla.
Deri më tani, mbi 84,02 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ministria konfirmoi gjithashtu 28 mijë infeksione të reja dhe 248 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...