Turqia vendosi kufizime të ashpra për individët e moshës mbi 65 vjeç, si dhe ata me sëmundje kronike, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që deri tani ka shkaktuar nëntë viktima.
“Masa, që do të hyjë në fuqi sot në mesnatë, do të thotë që grupet e prekura, përfshirë personat me sëmundje të mushkërive, zemrës ose astmës, janë të ndaluar të dalin ose të përdorin transportin publik”, njoftoi ministria e Brendshme.
Në deklaratë thuhet se angazhimi i tyre në aktivitete në natyrë kërcënon të dëmtojë seriozisht shëndetin dhe rendin publik dhe shtuan se autoritetet lokale do të ofrojnë ndihmë për personat që jetojnë vetëm ose nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...