Policia turke ka arrestuar dhjetëra aktivistë gjatë një proteste në Stamboll, ku denoncoheshin Izrali dhe Shtetet e Bashkuara pas njohjës së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Duke mbajtur banderola si “kundër imperializmit, sionizmit dhe partnerëve të tyre të brendshëm”, protestuesit u mblodhën në Kadikoy në anën aziatike të Stambollit, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info

Protestat e organizuara nga grupet fetare konservatore turke, kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër vendimit të Presidentit Trump.
Protesta në mbështetje të palestinezëve janë mbajtur edhe gjatë një lutje myslimane jashtë xhamisë së Sofisë.
Vendimin e Donald Trump e ka kundërshtuar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka kërkuar edhe mbajtjen e një samiti të vendeve islamike me 13 dhjetor në Stamboll./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...