Të ardhurat nga turizmi në Turqi u ulën me 17,1 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në 3,34 miliardë dollarë, njoftoi sot instituti shtetëror turk i statistikave, Turkstat.
Gjatë vitit 2016 ka pasur një rënie të theksuar të numrit të vizitorëve të huaj në Turqi, një trend që filloi në gjysmën e dytë të 2015 dhe ka vazhduar deri në 2017.
Të ardhurat nga turizmit gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 u ulën me 16,5 për qind.
Turqia po perballet me një situatë të paqëndrueshme, përfshirë terrorizmin, konfliktet dhe një përpjekje për grusht shteti në korrik të vitit të kaluar.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...