Autoritetet e Tunizisë kanë arrestuar 150 persona të tjerë, duke përfshirë edhe drejtuesit e opozitës.
Numri total i të arrestuarve ka shkuar në 800, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Tunizia është duke u përballur me protesta të dhunshme, ku qytetarët janë duke protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe taksave.
Protestat shpërthyen të hënën, duke lënë të vdekur një person.
Protestuesit kanë djegur dhjetëra ndërtesa shtetërore, duke bërë që qeveria të dërgojë ushtrinë në disa qytete.
OKB i ka bërë thirrje qeverisë së Tunizisë që të ndalojë arrestimin e njerëzve në mënyrë arbitrare.
Buxheti i vitit 2018 ka rritur taksat doganore për disa importe, ndërsa qeveria është duke u përpjekur që të marrë masa shtrënguese./arbresh.info/
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...