Një tunel i fshehtë i përdorur ndër të tjera për të kontrabanduar emigrantë nga Meksika në SHBA do të mbyllet, kanë thënë zyrtarët kufitarë meksikanë, raporton “BBC”.
I shtrirë mes Ciudad Juarezit në Meksikë dhe El Pasos në Teksas të SHBA-së, tuneli 300 metra ishte hapur në një sistem kanalizimesh dhe u zbulua vetëm javën e kaluar, ndonëse autoritetet vlerësojnë se është dashur afro një vit për t’u ndërtuar.
Autoritetet po e hetojnë tash nëse zyrtarët lokalë ishin në dijeni të ndërtimit të tunelit.
Siguria është rritur në të dy anët e kufirit përpara inaugurimit të Donald Trumpit si president i SHBA-së të hënën. Trump ishte zotuar se do të nisë dëbimet masive të imigrantëve të paligjshëm sapo ta marrë detyrën.
Tuneli ishte përforcuar me trarë druri për t’i parandaluar shembjet dhe ishte pajisur me ndriçim dhe ajrosje.
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...