Pak çaste pasi Boris Johnson përfundoi fjalimin e tij, ka reaguar Sekretarja e Jashtme Liz Truss, shkruan BBC.
“Kryeministri ka marrë vendimin e duhur”, shkruan ajo në Twitter.
“Qeveria nën udhëheqjen e Boris pati shumë arritje: Brexit, vaksinat dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne kemi nevojë për qetësi dhe unitet tani dhe për të vazhduar qeverisjen derisa të gjendet një udhëheqës i ri,” theksoi Truss.
Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore. Në një deklaratë për mediat ai tha se dëshiron të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë, në mënyrë që konservatorët të mund të zgjedhin një udhëheqës të ri për ta zëvendësuar atë.
“Jam krenar për arritjet e qeverisë dhe do të vazhdoj të shërbej derisa të zgjidhet një lider i ri,” tha Johnson./arbresh.info/
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...