Forcat e sigurisë të Sri Lankës janë urdhëruar të qëllojnë shkelësit e ligjit, në një përpjekje për të shuar protestat antiqeveritare në ishull.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Gotabaya Rajapaksa, pasi vendi është zhytur në krizën më të thellë ekonomike ndonjëherë, transmeton portal arbresh.info

Të hënën, vëllai i tij, Mahinda Rajapaksa, dha dorëheqjen si kryeministër mes përleshjeve të dhunshme në rrugë, por kjo nuk ka sjellur qetësi në vend.
Me vazhdimin e protestave, qeveria urdhëroi trupat që të hapin zjarr ndaj kujtdo që plaçkit pronën publike ose që shkakton “dëm në jetë”.
Gjithashtu, janë shtuar personeli i ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore për të patrulluar rrugët e kryeqytetit Colombo.
Që nga e hëna rreth tetë përsona kanë vdekur dhe spitali kryesor i kryeqytetit thotë se më shumë se 200 persona janë plagosur.
Disa u plagosën nga turmat pro-qeveritare, të tjerë kur policia hodhi gaz lotsjellës në turmat. Avokatët që vepronin për protestuesit i thanë BBC-së se po ngrinin çështje kundër mbështetësve të kryeministrit.

Shtetrrethimi në të gjithë ishullin është zgjatur deri të enjtën në mëngjes, pasi autoritet po kërkojnë që t’i japin fund dhunës.
Dëshmitë e trazirave të natës së kaluar janë kudo nëpër Colombo ,autobusë të hedhur në liqen, të tjerë me xhama të thyer dhe goma ende digjen.
Që nga muaji i kaluar Sri Lanka është kapluar nga përshkallëzimi i demonstratave për rritjen e çmimeve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike./arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...