Google ADS

Trumpit i plotësohet dëshira, vendoset dita për paradën ushtarake

17:57 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Një paradë ushtarake e kërkuar nga presidenti Donald Trump do të zhvillohet me 11 nëntor në Ditën e Veteranëve në Uashington DC, bën të ditur Pentagoni.

Në një komunikatë, thuhet se tanket nuk do të përfshihen për të limituar dëmet në rrugë, transmeton portali arbresh.info

Trump kishte kërkuar qysh në muajin janar një paradë të tillë.

Ai thuhet se ishte impresionuar nga një paradë e Ditës së Bastille në Paris vitin e kaluar dhe deklaroi: “Ne do të duhet të përpiqemi dhe ta bëjmë këtë”.

Pentagoni tha se parada do të udhëtojë nga Shtëpia e Bardhë për në Kapitol, dhe do të shfaqë një “komponent të rëndë ajri në fund”.

Do të përfshijë vetëm “mjete me rrota” dhe do të përqendrohet në punën e veteranëve ushtarakë të SHBA gjatë epokave, duke filluar me Luftën Revolucionare Amerikane.

Paradat ushtarake të SHBA zakonisht përdoren vetëm për të shënuar fitoren në fund të një lufte./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale