Pete Hegseth do të jetë sekretari i ardhshëm i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump.
Hegseth është një veteran i ushtrisë, një moderator i Fox Neës dhe ish-shef i dy grupeve të avokimit për veteranët ushtarakë. Ai kandidoi më parë pa sukses për një vend në Senat në Minesota.
“Pete është i fortë, i zgjuar dhe një besimtar i vërtetë”, shkroi Trump në një deklaratë.
“Me Pete në krye, armiqtë e Amerikës janë në dijeni – Ushtria jonë do të jetë përsëri e shkëlqyer dhe Amerika nuk do të tërhiqet kurrë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Emërimi i tij është një nga më të shumëpriturit në kabinetin e Trumpit, ndërsa luftërat në Ukrainë dhe Gaza vazhdojnë.
“Askush nuk lufton më fort për trupat dhe Pete do të jetë një kampion i guximshëm dhe patriot i politikës sonë ‘Paqe përmes Forcës’”, tha Trump.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...