Forcat amerikane goditën një tjetër anije që dyshohet se mbante drogë të paligjshme pranë brigjeve të Venezuelës të shtunën në mbrëmje, tha të dielën presidenti i ShBA-së Donald Trump, duke shtuar se ShBA-ja do të fillojë të hetojë edhe trafikun e drogës që ndodh në tokë.
Trump e bëri komentin gjatë një fjalimi në stacionin detar “Norfolk”, pranë aeroplanmbajtëses “Harry S. Truman”. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai po i referohej një sulmi të njoftuar të premten nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth.
“Në javët e fundit, marina ka mbështetur misionin tonë për të shkatërruar plotësisht terroristët e kartelit… bëmë një tjetër mbrëmë. Tani thjesht nuk po gjejmë asnjë”, tha Trump.
“Ata nuk po vijnë më nga deti, kështu që tani do të duhet të fillojmë të kërkojmë në tokë sepse do të detyrohen të shkojnë nga toka”, shkruan Reuters
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar