Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën ka minimizuar ndikimin e ngritjes së çmimit të naftës si pasojë e sulmeve në fabrikat e naftës në Arabinë Saudite, duke thënë se çmimet nuk janë ngritur aq shumë dhe se SHBA-ja dhe vendet tjera mund të parandalojnë ngritjen duke hedhur në treg më shumë naftë.
“Nuk janë ngritur aq shumë dhe kemi rezerva strategjike të naftës, që janë masive, dhe mund të lëshojmë pak, po ashtu edhe vendet tjera… mund të jenë më dorëlira me naftën, dhe [çmimi] menjëherë do të ulej”, ka thënë Trumpi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë derisa u takua me Princin e Bahreinit, Salman bin Hamad al-Khalifa, raporton Reuters.
“Nuk është problem”, tha më tej ai.
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...