
Foto: Associated Press
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve nga Kina nga muaji i ardhshëm.
Ai kërcënoi se do të tërhiqej nga një takim me presidentin kinez, Xi Jinping. Më vonë tha se nuk e kishte anuluar, por se ai nuk e dinte “se do ta mbanim” takimin.
“Do të jem aty gjithsesi”, ka thënë ai.
Të premten Trump e kritikoi lëvizjen e Pekinit për të shtrënguar kontrollet mbi eksportet e metaleve të rralla, duke e akuzuar Kinën se po bëhet “shumë armiqësore” dhe se po mundohet ta mbajë botën “peng”, raportoi BBC.
Kina dominon prodhimin e metaleve të rralla dhe materieve të tjera, që janë pjesë përbërëse për veturat, telefonat dhe pajisje të tjera.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...