Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping të premten, vetëm disa orë pasi Kina njoftoi planin e saj për të dërguar zëvendëspresidentin Han Zheng në ceremoninë e inaugurimit të Trump të hënën.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se ishte një bisedë e mirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën dhe se diskutuan çështje të tilla si balancimi i tregtisë, fentanili dhe TikTok.
“Është shpresa ime që ne do të zgjidhim shumë probleme së bashku dhe duke filluar menjëherë”, shkroi Trump. “Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!”
Media shtetërore kineze tha se Xi e uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje gjatë telefonatës dhe tha se ai dhe presidenti i zgjedhur kanë aspirata të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë gjatë katër viteve të ardhshme./abcnews.al
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...