Trump vlerëson Ligjin e Sheriatit në Arabinë Saudite

18:46 | 1 Tetor 2016
M. A.

Dy herë i divorcuar, tri herë i martuar, kjo është historia e Donald Trump, prandaj nuk është aspak befasuese që ai vlerëson lartë  Ligjin e Sheriatit në Arabinë Saudite, duke e arsyetuar si ‘lehtësim për njerëzit që duan divorc’.

Gjatë debateve të ndryshme që nga viti 2004-2008, Wall Street Journal tani ka publikuar një regjistrim i cili shfaq pikëpamjet e Donald Trump në lidhje mes Ligjit të Sheriatit dhe martesës, transmeton koalb.com.

Në njëren nga ato debate, miliarderi biznesmen jep vleresimin e tij mbi Ligjin e Sheriatit duke pretenduar se një burrë saudit mund të divorcojë gruan e tij edhe nëse ajo është duke e parë një shfaqje televizive vetëm.

“Kam dëgjuar arsye të ndryshme për divorc, por në Arabinë Saudite është një ligj i ri, që thotë se burri mund të divorcojë gruan edhe nëse ajo është duke parë shfaqje televizive kur është vetëm në shtëpi. Dhe në këtë vend ka shumë meshkuj që pajtohen me një gjë të tillë, sepse ata i duan gratë vetëm në kuzhinë”, ka thënë ai.

“Burrat në Arabinë Saudite kanë të drejtë të shkurorëzojnë gratë e tyre pa shkuar në gjykatë dhe mendoj se një gjë e tillë do të thotë marrëveshje, sepse aty s’hyn në mes  gjykata. Arabia Saudite ngjan një vend i mrekullueshëm për divorc”, ka theksuar Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale