Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha këtë të enjte se ushtria amerikane ka shkatërruar një dron i cili kontrollohej nga Irani, duke e arsyetuar vendimin e tij për shkak të “veprimeve provokatore”.
Ngjarja ka ndodhur në ngushticën e Hormuzit, e vetmja lidhje mes Gjirit Persik dhe oqeanit. Rreth një e pesta e naftës së botës kalon në këtë ngushticë shkruan Gazeta Express
Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, që ushtria amerikane ka bërë një “aksion mbrojtës” për shkak se droni qëndronte në distancë më të vogël se 1.000 metra.
“Droni u shkatërrua menjëherë” tha ai, pasi që operatorët injoruan “paralajmërimet e shumta për t’u kthyer mbrapa”.
Presidenti e quajti incidentin “më të fundit nga disa aksione të ndryshme provokatore nga Irani”.
Trump e bëri këtë njoftim të enjten gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, që ishte për rikthimin e flamurit amerikan që valoi në Francë kur u mposhtën nazistët në Normandi.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...