Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt – dhe ka thënë që pret se dy vendet do të forcojnë partneritetin dhe sigurinë për njerëzit e të dyja shteteve.
Vuçiq e ka publikuar letrën e dërguar nga Trumpi, në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
“Vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontributin e rëndësishëm të Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, qoftë në mbështetjen për popullin e Ukrainës në mbrojtje nga agresioni rus, apo në kontributin e Serbisë në misione të shumta paqeruajtëse anembanë botës”, është thënë mes tjerash në letrën e Trumpit për Vuçiqin.
Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht vazhdimin e integrimeve të Serbisë në rrugën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.
“Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së”, është thënë mes tjerash në urimin e Trumpit.
Presidenti amerikan, ka theksuar, gjithashtu, se është i kënaqur me “bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv dhe mundësitë e reja” për investime të ndërsjella në sektorë të rëndësishëm si teknologjia dhe energjia./rel
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...