Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar mbrëmë (e mërkurë) një dokument, me të cilin urdhërohet që t’i jepet fund praktikës së ndarjes së fëmijëve nga prindërit emigrantë në kufirin e SHBA-ve.
Trump ka bërë një kthesë të madhe, duke urdhëruar Sigurinë Kombëtare që të mos i ndajë më fëmijët nga prindërit që besohet se janë futur ilegalisht në SHBA, transmeton BBC
“Nuk më pëlqen ndjenja që familjet të ndahen”, ka deklaruar Trump para gazetarëve.
Për këtë vendim të marrë nga Trump, besohet të ketë pasur ndikim të madh e bija e tij Ivanka që i tregoi fotografi të fëmijëve të mbyllur në kafaze, derisa bashkëshortja Melania ishte ajo që ia mbushi mendjen që të ndërron qëndrim./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=kka70cMRZIo
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...