Ukraina duhet të presë më pak ndihmë nga Uashingtoni pasi Donald Trump të marrë detyrën si president i SHBA, siç përsëriti ai në një intervistë këtë të dielë.
“Po, ndoshta, sigurisht,” u përgjigj presidenti i ardhshëm i SHBA kur u pyet nëse Kievi duhet të përgatitet për një reduktim të ndihmës amerikane pas 20 janarit.
Ai përsëriti se në çdo rast do të përpiqet t’i japë fund luftës me Rusinë.
Vlen të theksohet se kjo deklaratë e Trump vjen pas vetëm një ditë pasi u zbulua se SHBA po përgatit një paketë të re sistemesh dhe pajisjesh armatimi me vlerë 988 milionë dollarë.
Siç zbulohet nga Reuters, pajisjet përfshijnë raketa dhe drone./abcnews.al
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...