Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të jetë e vështirë për të që të paraqesë pretendimet rreth mashtrimit zgjedhor përpara Gjykatës së Lartë.
Ai shprehu dyshime rreth strategjisë ligjore dhe shpresat se do ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve në favor të tij janë duke u zvogëluar.
“Problemi është se është e vështirë të shkosh në Gjykatën e Lartë”, tha Trump në një intervistë telefonike për televizionin foxnews.
Trump shtoi se do të vazhdonte të luftonte kundër rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat kandidati demokrat Joe Biden u zgjodh president.
“Mendja ime nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për gjashtë muajt e ardhshëm”, shtoi republikani.
Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar 306 vota elektorale gjersa Trump ka 232 sosh. Theksojmë se kandidati që siguron 270 vota edhe do të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane.
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët