Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se marrëdhënia e tij me ish-këshilltarin Elon Musk ka mbaruar.
“Do të supozoja se po”, ka theksuar Trump për “NBC News”, kur është pyetur se nëse mendonte se marrëdhënia e tij e ngushtë me miliarderin Musk ka mbaruar.
Kurse, ai u përgjigj me’ jo’ kur u pyet nëse dëshironte ta rregullonte marrëdhënien e dëmtuar.
Në intervistë për “NBC News”, Trump ka theksuar se Musk ka qenë shumë mosrespektues.
“Mendoj se është gjë shumë e keqe, pasi ai ka qenë shumë mosrespektues. Nuk mund të tregosh mosrespekt ndaj zyrës së presidentit”, ka theksuar Trump.
Trump ka theksuar se do të kishte “pasoja serioze” nëse manjati i teknologjisë Elon Musk financon kandidatët demokratë kundër republikanëve që votojnë në favor të projektligjit gjithëpërfshirës të buxhetit të Partisë Republikane.
“Nëse e bën këtë, do të duhet të paguajë pasojat për këtë”, therksoi trump për “NBC News”.
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...