Siria kritikoi sot Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se kishte në plan të “eliminonte” presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke vlerësuar se Shtetet e Bashkuara janë një vend i “grabitësve dhe paligjshmërisë”.
Trump tha të martën se kishte planifikuar ta “eliminojë” Asadin në vitin 2017, por u kundërshtua nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Jim Mattis, raporton CNN.
“Deklaratat e presidentit amerikan (…) tregojnë qartë nivelin (…) e lëvizjeve të pamatura politike” të Shteteve të Bashkuara, vlerësoi të martën Ministria Siriane e Punëve të Jashtme.
“Rrëfimi i Trumpit konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë një qeveri banditësh dhe të paligjshëm, e cila përdor të njëjtat metoda si organizatat terroriste, domethënë vrasjet dhe likuidimet”, shtoi ministria.
Trump pohoi në shtator të vitit 2018 se kurrë nuk e përmendi vrasjen e mundshme të Asadit te shefi i Pentagonit. Në Prill të 2017, Trump urdhëroi bombardimin e një baze ushtarake siriane, ku u vranë më shumë se 80 civilë. /Telegrafi/
Ambasada gjermane në Tiranë reagon ashpër pas djegies së ish...
Mblidhet nesër Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lind...
Vuçiq: Me Kurtin s’kam pasur kurrë takime të këndshme
Nuk ka fitues në derbin mes Prishtinës dhe Dritës
BE-ja paralajmëron pasoja të paparashikueshme nga përshkallë...