Shtetet e Bashkuara mbështesin “popullin trim të Iranit” dhe presidenti Donald Trump “ka theksuar qartë se të gjitha opsionet janë në tavolinë për ta ndaluar masakrën”, tha të enjten ambasadori i ShBA-së në OKB, Mike Waltz, në Këshillin e Sigurimit.
Trump ka kërcënuar vazhdimisht me mundësinë e ndërhyrjes për të mbështetur protestuesit në Iran, ku raportohet se mijëra njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së protestave kundër regjimit të klerikëve.
Megjithatë, të enjten, Trump u shfaq më i kujdesshëm, duke theksuar se i ishte thënë që vrasjet ishin duke u ndalur dhe besonte se nuk kishte plane për ekzekutime të nivelit të lartë nga autoritetet iraniane.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara i hodhi poshtë pretendimet e Iranit se protestat janë “komplot i huaj për të qenë pararendëse të veprimeve ushtarake”.
“Të gjithë në botë duhet të dinë se regjimi [iranian] është më i dobët se kurrë më parë, prandaj po e çon përpara këtë gënjeshtër, për shkak të fuqisë së popullit iranian në rrugë. Ata janë të frikësuar. Po frikësohen nga populli i vet”, tha diplomati amerikan, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Në anën tjetër, zëvendësambasadori iranian në OKB, Gholamhossein Darzi, tha se vendi i tij nuk kërkon përshkallëzim apo konfrontim dhe e akuzoi ambasadorin amerikan se po zgjedh “gënjeshtra, shtrembërim të fakteve dhe një fushatë të qëllimshme dezinformuese për ta fshehur përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendit të tij në çuarjen e trazirave në Iran drejt dhunës”, transmeto Sinjali.
“Sidoqoftë, çfarëdo akti i agresionit i drejtpërdrejtë apo i tërthortë do të ballafaqohet me një kundërpërgjigje vendimtare, proporcionale dhe të ligjshme. Ky nuk është kërcënim, është një deklaratë e realitetit ligjor”, shtoi ai.
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...