Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur homologun francez, Emmanuel Macron, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë më 24 shkurt.
Dy udhëheqësit do të nisin takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë që sot shënon përvjetorin e tretë.
Më pas, ata pritet të mbajnë një konferencë për media.
Macron është udhëheqësi i parë evropian që e viziton Trumpin, pasi ai mori pushtetin muajin e kaluar. Më vonë gjatë javës, kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të qëndrojë në SHBA, teksa Evropa është alarmuar me qëndrimin e Trumpit karshi Ukrainës dhe me përpjekjet për të rivendosur raportet me Moskën, pas tre vjetësh konflikt në Ukrainë.
Trump tha gjatë fundjavës se beson se një marrëveshje për këtë gjë mund të arrihet shumë shpejt.
Më herët gjatë javës së kaluar, Macron deklaroi se gjatë takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do t’i thotë udhëheqësit amerikan që të mos shfaqë “dobësi para Putinit”. Ai tha se shfaqja e dobësisë do të dërgonte mesazh te Kina dhe Irani, ndërkaq një marrëveshje e keqe me Rusinë, sipas Macronit, do të nënkuptonte kapitullimin e Ukrainës../rel
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...