Presidenti Donald Trump tha të premten se takimi i planifikuar me udhëheqësin e Koresë s Veriut Kim Jong Un, që ai tha të enjten se e kishte anuluar, përsëri mund të ndodhë, sipas planit.
“Të shohim çdo të ndodhë”, tha Trump, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, për të mbajtur një fjalim në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara. “Mundësia është që të mbahet pikërisht në datën 12 qershor,”- shtoi ai.
Presidenti Trump tha se zyrtarë amerikanë dhe koreanoveriorë janë angazhuar në bisedime, që synojnë rigjallërimin e planeve për mbajtjen e takimit. “Ata duan shumë që kjo të ndodhë. Edhe ne duam. Të shohim se ç’do të ndodhë”- tha Presidenti amerikan.
Këto komente të zotit Trump i mbështeti edhe Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis. Ai u tha të premten gazetarëve në Pentagon se bisedimet që vazhdojnë mes Uashingtonit dhe Phenianit, mund të bëjnë që takimi të mbahet, sipas planifikimit, raporton VoA.
I pyetur në se takimi do të mbahet më 12 qershor, sekretari Mattis nuk u shpreh, po shtoi se: “Diplomatët janë duke punuar për këtë çështje, por ende nuk ka ndryshuar ndonjë gjë.”
Koreja e Veriut tha të premten se vazhdon të jetë e përkushtuar që të bisedojë për çmilitarizimin me Shtetet e Bashkuara, “kurdo qoftë dhe cilido qoftë formati”.
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën