Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se nuk do ta tolerojë më atë.
Duke folur në Truth Social, presidenti amerikan tha se udhëheqësi ukrainas bëri “deklaratën më të keqe që mund të ishte bërë” kur tha se fundi i luftës me Rusinë është “shumë, shumë larg”.
“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në – ndoshta nuk është deklarata më e mirë për të treguar forcën kundër Rusisë.” “Çfarë po mendojnë?”, ka shkruar presidenti amerikan./abcnews.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026