Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, nëpërmjet një video-mesazhi ka shprehur solidaritet me Bahamet, në të cilën uragani Dorian shkaktoi dëme të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përderisa uragani Dorian është duke avancuar drejt veriut të SHBA-ve, presidenti amerikan në llogarinë e tij në Twitter publikoi një video-mesazh lidhur me uraganin.
Ai tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bahames, duke theksuar se do të japin çdo llojë ndihme për këtë vend që ka pësuar dëme nga uragani.
“Jemi me ju, Zoti ju bekoftë”, tha Trump.
– Në rajonet ku më nuk ka rrezik nga uragani jeta është kthyer në normale
Ndërkohë, pasi uragani u largua nga toka dhe vazhdoi në drejtim të detit, njerëzit në Karolinën e Veriut e cila ishte nën rrezik më parë, dolën në rajonin Carolina Beach.
Një person i cili surfonte në breg është filmuar nga AA.
Tashmë uragani është në kategorinë e parë, ndërsa vazhdon avancimin në drejtim verior në bregun lindor SHBA-së.
Nga uragani Dorian në Bahame kanë humbur jetën të paktën 43 persona.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë