Donald Trump ka shkarkuar Steve Goldstein, zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili sfidoi atë në lidhje me pushimin nga puna të Rex Tillerson.
Shkarkimi i fundit erdhi në mes të kaosit në Shtëpinë e Bardhë pasi Presidenti vendosi të hiqte z. Tillerson, i cili kishte shërbyer si Sekretar i Shtetit i tij, transmeton portali arbresh.info
Pas këtij shkarkimi, Nënsekretari i Shtetit Steve Goldstein lëshoi një deklaratë që duket se bie në kundërshtim me komentin e z. Trump për shkarkimin. Në të, ai tha se Z. Tillerson nuk kishte dëgjuar për pushimin e tij derisa Presidenti dërgoi një cicërimë që e njoftonte atë.
Goldstein tha se ish drejtori i Exxon Mobil nuk ishte në “dijeni për arsyen” pse ai ishte shkarkuar dhe “kishte pasur çdo qëllim të qëndronte”, duke menduar se po bënte përparim në sigurinë kombëtare.
“Sekretari nuk i ka folur presidentit dhe nuk është në dijeni të arsyes, por ai është mirënjohës për mundësinë për të shërbyer, dhe ende beson fuqishëm se shërbimi publik është një thirrje fisnike”, tha z. Goldstein.
Tani z. Goldstein vetë është shkarkuar, me sa duket si rezultat i asaj deklarate, sipas NBC./arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...