Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Trump ka ngritur përsëri dëshirën personale që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Që nga fitimi i mandatit të dytë si president, ai shpesh ka shprehur dëshirën që Kanadaja t’i bashkohet 50 shteteve të tjera të Amerikës dhe të bëhet pjesë e SHBA-së.
“Ne po subvencionojmë Kanadanë me më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. Pse??? Kjo nuk mund të vazhdojë. E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë”, shkroi ai në Truth Social.
Presidenti amerikan thotë se një lëvizje e tillë do të bënte që të gjitha tarifat të “zhdukeshin”, do t’i bënte kanadezët më të sigurt dhe do të ulte taksat në vend.
Ai vazhdon duke thënë se kjo do ta bënte “kombin më të madh dhe më të fuqishëm” edhe “më të madh, më të mirë dhe më të fortë”, duke fshirë “vijën artificiale” që ndan të dyja kombet.
Ndryshe, kanadezët e kanë refuzuar vazhdimisht sugjerimin për t’iu bashkuar SHBA-së.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...