Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Rusia ka ofruar një kompromis të rëndësishëm në bisedimet për paqe me Ukrainën duke mos “marrë tërë vendin”.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi atë çfarë po ofronte Rusia në bisedimet për paqe, Trump u përgjigj “të ndalojë luftën”.
“Do të ndalet së marri tërë vendin. Ky është një kompromis i madh”, shtoi Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.
Lideri amerikan mendon se do të jetë shumë e vështirë për Ukrainën që të kthejë Krimenë, shkruan cnn.
“Unë mendoj se ne do të bëjmë një marrëveshje”, shtoi Trump, duke thënë “mendoj se ne jemi shumë afër një marrëveshjeje”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve