Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të miratojë marrëveshjen bërthamore të Iranit, nëse ajo do të ndryshohet, në të kundërtën ai do të braktisë marrëveshjen.
Dorëheqja që ai do të nënshkruajë pezullon sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit për 120 ditë të tjera, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Shtëpia e Bardhë kërkon një marrëveshje me nënshkruesit e BE-së për të bërë të përhershme kufizimin mbi pasurimin e uraniumit të Iranit.
Sipas marrëveshjes së tanishme marrëveshja pritet të përfundojë në vitin 2025.
Trump gjithashtu dëshiron që programi i raketave balistike të Iranit të adresohet.
Marrëveshja historike mes gjashtë fuqive botërore dhe Iranit u nënshkrua në vitin 2015./arbresh.info/
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...
Zyrtari i lartë i NATO-s: E dimë kush ishte në Banjskë
Osmani: Me refuzimin e gazit amerikan disa po i krijojnë hap...
Mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, Kosovës i kus...
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...