Një ndihmës i afërt e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un po takohet në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, duke u bërë zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që vjen për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në 18 vitet e fundit.
Kim Yong Chol erdhi në Uashington nga Nju Jorku, ku u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
Në Shtëpinë e Bardhë zyrtari koreanoverior u prit nga shefi i stafit John Kelly, që e shoqëroi atë drejt takimit me Presidentin Donald Trump.
Kim pritet t’i dorëzojë Presidentit Trump një letër të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.
Ky zhvillim vjen ndërsa të dy vendet po punojnë për reailizimin e një takimi Trump-Kim më 12 qershor, në Singapor.
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?