Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka uruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, shërim të shpejtë, raporton Fox News.
Gjatë një konference për media, ai është pyetur nga gazetarët se çfarë mendon lidhur me atë që Kim Jong-Un nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se për këtë i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.“Janë publikuar disa raportime, por ne nuk dimë.
“Kam raporte shumë të mira me të. Mund të them vetëm që i uroj shërim të shpejtë, sepse nëse është në atë gjendje që mediat po thonë që është, atëherë i uroj fat”, ka shtuar Trump.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se askush deri më tani nuk i ka konfirmuar raportimet e mediave, duke aluduar në lajmin e CNN që e kishte publikuar fillimisht.
“Kur CNN publikon diçka, nuk kam shumë shpresa në ato”, ka shtuar Trump.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...