Donald Trump është rikthyer në drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u betua si presidenti i 47-të në një ceremoni të mbajtur në Kongresin amerikan.
Fjalimi i presidentit të ri amerikan për dy gjinitë u fokusua në vlerat tradicionale dhe përpjekjen për të përcaktuar më qartë identitetin gjinor në SHBA.
Ai e theksoi këtë si pjesë të një angazhimi për një shoqëri që, sipas tij, do të bazohet në merita dhe do të luftojë për fundin e racizmit, shkruan bbc.
“Do të ketë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”, deklaroi Trump duke kundërshtuar çdo përpjekje për të pranuar më shumë se dy identitete gjinore.
Kjo deklaratë u bë një nga momentet më të diskutuar të fjalimit, pasi reflektonte një qëndrim të fortë kundër idesë së identiteteve gjinore të ndryshme dhe lëvizjeve për njohjen e disa kategorive gjinore të tjera, të cilat janë më të pranuara në disa grupe shoqërore dhe kulturore.
Trump gjithashtu paralajmëroi se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të mbrojtur luftëtarët amerikanë në ushtri nga eksperimente të ndryshme gjinore, duke përfshirë një politikë që do të mbante vetëm dy gjini, dhe që do të shmangte ndërhyrjet që, sipas tij, do të kishin një ndikim negativ në aftësitë luftarake dhe performancën e trupave. /Telegrafi/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...