Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se pati “diskutime pozitive” me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, në një samit në Vietnam.
Në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhe sulmoi “armiqtë dhe budallenjtë”, të cilët nuk inkurajojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Trump deklaroi se Putin i kishte treguar se kishte mbetur i fyer nga akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Bashkësia amerikane e inteligjencës ka konkluduar se Rusia u përpoq të ndikonte në sondazhe në favor të zotit Trump.
“Putin tha se nuk kishte ndërhyrë në asnjë mënyrë në zgjedhjet tona”, deklaroi presidenti amerikan.
Megjithatë, pas kritikave intensive, Trump sqaroi se mbështeste agjencitë e inteligjencës amerikane në hetimin e tyre.
Dy udhëheqësit nuk patën bisedime formale dypalëshe gjatë veprimtarisë së samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), por u takuan ne 3 raste.
Ata folën për krizën e Sirisë dhe akuzat e inteligjencës amerikane./SYRI.net/
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...