Ai u ka bërë thirrje për ndihmë grupeve konservatore kishtere, duke thënë se ata janë vetëm një votë larg “humbjes së çdo gjëje”.
Zgjedhjet për Kongres janë duke u cilësuar si test për popullaritetin e presidentit amerikan.
Trump është përballur me publicitet negativ prej kur ish-avokati i tij, Michael Cohen dhe ish-drejtuesi i fushatës së tij, Paul Manafort janë shpallur fajtorë më herët gjatë këtij muaji.
Gjatë takimit të tij me grupet evagjeliste, Trump ka thënë se zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm referendum për të por edhe për “religjionin tuaj, referendum për lirinë e shprehjes dhe Amendamentit të Parë”.
“Nuk është në pyetje pëlqimi apo jo, është në pyetje se ata do të përmbysin gjithçka që kemi bërë dhe do ta bëjnë atë shpejt dhe dhunshëm. Dhe dhunshëm. Kjo është dhunë. Shikoni antifashistët, ata janë njerëz të dhunshëm”, është shprehur Trump.
Me termin antifashistë, Trump u është referuar grupeve të së majtës ekstreme, të cilët luftojnë ideologjinë e së djathtës ekstreme dhe përleshen me protestuesit që mbështesin ideologjinë e kundërt.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë